Arabi Saudite, gruaja arrestohet sepse po shikonte ndeshjen në stadium

16/12/2014 00:00

Një grua në Arabinë Saudite është arrestuar pasi ishte veshur si burrë për të ndjekur një ndeshje futbolli në stadiumin al-Jawhara, në qytetin e Xhidahut.

Ajo i tha policisë se nuk e dinte që stadiumi ishte vetëm për meshkujt dhe se kur kishte blerë biletën online nuk kishte pasur asnjë problem dhe asnjë paralajmërim.

Në Arabinë Saudite në stadium mund të shkojnë vetëm meshkujt, por autoritetet kanë bërë të ditur se shumë shpejt nëpër stadiume do të krijohen “zona familjare” ku do të lejohen edhe femrat.

Top Channel