Bayern Munchen arrin marrëveshjen me “talentin e shekullit”

16/12/2014 00:00

Bayern Munchen ka arritur marrëveshjen me talentin danez Martin Odegaard, i cili në moshën 15-vjeçare po kërkohet nga klubet më të mëdha dhe të pasura europiane.

Sipas ‘Sport1’, mesfushori i cili nesër mbush 16 vjeç është stërvitur disa ditë në Mynih dhe ka vendosur që e ardhmja e tij do të jetë skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola.

Disa ditë më parë edhe presidenti i klubit Karl-Heinz Rummenigge deklaroi se ishin shumë pranë arritjes së marrëveshjes me atë që e konsideroi si “talentin e shekullit”.

Top Channel