Diplomati serb: Kina synon “rrugën e mëndafshit” në Ballkan

16/12/2014 00:00

Kina është e interesuar për tregje të reja, e sidomos të teknologjisë së lartë. Njohësit e këtyre marrëdhënieve thonë se Evropa nuk ka më aq shumë fonde, kurse Kina është e fuqishme financiarisht dhe, për këtë arsye, ajo kërkon të jetë e përfshirë në projekte të reja.

Simeon Pobuliç, një njohës i mirë i këtyre marrëdhënieve, thotë se “rruga e mëndafshit” e Kinës mund të shkojë nëpërmjet Ballkanit.

“Kinezet kanë investuar në çdo aspekt në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, por mbi të gjitha ata kanë investuar që këto hulumtime t’i kthejnë në praktikë. Me këtë zhvillim, tani natyrisht kërkojnë edhe treg për këto gjëra”, tha Simeon Pobuliç, ish-diplomat.

Kinezët, e njohur dikur për kopje të lira të çdo prodhimi, kanë interes të investojnë sidomos në hekurudha dhë në energji.

“Ne, kur mendojmë për Kinën, kemi paragjykime dhe mendojmë për të si një vend të ngecur. Por, në vlerësimet tona ka paragjykime, pa ndjekur atë që vërtet ndodh në Kinë”, tha më tej Simeon Pubuliç.

Samiti i Kinës me vendet e Evropës Juglindore në Serbi, ndonëse ka zgjuar reagime nga Perëndimi, për disa vende mund të jetë një partneritet që ndihmon në zhvillim.

Top Channel