Vaksinat shkaktojnë autizmin… Zërat pro dhe kundër në botë

16/12/2014 00:00

A shkaktojnë vaksinat autizëm te fëmijët? Vitet e fundit, kjo është kthyer në një nga debatet më të mëdha në mbarë botën.

Të ndarë në dy grupe, përkrahësit e kësaj ideje mbrojnë tezën se “vaksinat që bëhen te fëmijët gjatë vitit të parë të lindjes kanë një përqindje të lartë toksike dhe dëmtojnë trurin”, ndërsa ata që e kundërshtojnë këtë version, mendojnë se “rivalët” e tyre paguhen nga lobe antivaksinë për të dëmtuar imazhin e kompanive farmaceutike në botë.

Një ndër zërat pro vaksinave është manjati Bill Gates, i cili, në një fjalim të mbajtur gjatë një aktiviteti katër vite më parë, tha se nëpërmjet vaksinave mund të ulet rritja e popullsisë globale.

“Sot bota ka 6.8 miliardë njerëz dhe po shkojmë drejt 9 miliardëve. Nëse ne bëjmë një punë shumë të mirë me vaksinat, kujdesin shëndetësor dhe shërbimet shëndetësore të riprodhimit, mund ta ulim atë deri në 10 ose 15%”, ka deklaruar ai.

Ish-aktori i humorit italian, Beppe Grillo, tani lider i lëvizjes politike “5 Stelle” në një shtet, që ka një numër të madh autikësh, ka shprehur zemëratën e tij kundër vaksinave me sarkazmën e tij tipike.

“I vetmi vend në botë, ku ekzistojnë 10 vaksina të detyrueshme, është Italia. Të detyrueshme! Vaksina e fundit është ajo kundër hepatitit B. Ligji është bërë në vitin ’91, nga një ministër që e kujtojmë gjithmonë, nga ministri De Lorenzo. Më vonë u mësua se kompania “Smith Kline”, që fiton 300 milionë dollarë nga kjo vaksinë brenda një viti, pronari i saj ka dhënë gjatë procesit – fakt i pohuar prej tij, – shumën prej 600 milionë dollarë kundrejt De Lorenzos, me kushtin që kjo vaksinë të bëhej e detyrueshme”, thotë Bepe Grillo.

Përfaqësues të mjekësisë dhe shkencës kanë qenë gjithashtu reagues ndaj këtij debati. Gazeta britanike mjekësore, “British Medical Journal”, publikoi pak vite më parë një studim të bërë nga dhjetë mjekë në spitalin “Royal Free” të Londrës, të cilët e shtrinë studimin e tyre në 12 fëmijë që kishin bërë vaksinën “MMR”, vaksinë kundër fruthit, shytave dhe rubeolës. Ata arritën në një përfundim befasues: Kishte një lidhje të fortë mes vaksinës “MMR” dhe autizmit.

Një tjetër zë skeptik ndaj vaksinave është edhe mjeku italian, Piero Mozzi, i cili në dalje të shpeshta mediatike ka deklaruar se vaksinat kanë rritur ndjeshëm numrin e fëmijëve autikë dhe diabetikë, në një mënyrë krejtësisht të pashpjegueshme.

Amerika është një tjetër shtet, ku debati rreth vaksinave dhe autizmit është i flaktë. Senatori demokrat John Kerry është një ndër njerëzit, që beson se vaksinat shkaktojnë autizëm. Për këtë gjë, ai është kritikuar në media. “Senatorët demokratë po sillen në mënyrë të papërgjegjshme. Ish senatori Chris Dodd dhe John Kerry kanë trumpetuar fort idenë se vaksinat shkaktojnë autizmin”, -shkruhej kohë më parë.

Ndërsa gazetari dhe autori investigativ, John Rappaport, në vitin 2006 publikoi intervistën me një ish-vaksinues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili nën emrin e rremë “Dr Randall” deklaroi se vaksinat janë shumë të rrezikshme për popullatën dhe se kishte frik

Top Channel