Shqiponja dykrenare në duart e Ronaldos

16/12/2014 00:00

Maks Isufi është një djalë nga Kosova, emigrant në Britaninë e Madhe dhe menaxher në një prej lokaleve, që frekuentohen nga shumë personazhe të famshëm, por fotoja e publikuar prej tij ka nisur të bëjë xhiro në median shqiptare.

Kjo për shkak se në të shfaqet ai, së bashku me “Fenomenin” Ronaldo, duke bërë të dy simbolin e flamurit tonë kuqezi, shqiponjën.

Maksi shprehet se nuk i është dashur kohë e gjatë për ta bindur futbollistin e famshëm brazilian, Luis Nazario de Lima, që teksa do të shkrepnin një foto së bashku, të bënte edhe shenjën e shqiponjës me duart e tij.
 
“Ishte diçka befasuese për mua, kur pashë që në lokalin ku punoj na vizitoi Ronaldo. Nuk munda të duroja dhe i kërkova të bëja një foto me të, por padyshim duke i kërkuar edhe simbolin: shqiponjën dykrenare”, – shprehet Maksi.

Top Channel