MB: PD po hedh baltë mbi Policinë e Shtetit

16/12/2014 00:00

Pas akuzave të ardhura nga Partia Demokratike me anë të një njoftimi për
shtyp ka reaguar Ministria e Brendshme duke i hedhur poshtë akuza e
duke i cilësuar se kanë për qëllim të vetëm hedhjen e baltës mbi punën e
Policisë së Shtetit, duke synuar krijimin e frymës së pasigurisë në
vend për qëllime krejtësisht politike.

Sipas Ministrisë së Brendshme, kriminaliteti është ulur disa herë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në fund, i bëhet thirrje PD-së, të mos bëjnë politikë me Policinë e Shtetit duke inkurajuar kriminalitetin.

“Ne mbetemi të vetëdijshëm se siguria dhe shteti ligjor‎ ndërtohen me veprime konkrete dhe bashkëpunim, ndaj në këtë kontekst, PD mbetet e mirëpritur të japë kontributin e saj jo me akuza dhe deklarata politike, por me sygjerime dhe alternativa që domosdoshmërisht janë detyrë edhe e punës së opozitës së një vendi demokratik.” – mbyllet reagimi i ministrise se Brendshme.

Top Channel