Fiksi, skandali në drejtësi, varianti i avokatit dhe emrat e dy gjyqtarëve

16/12/2014 00:00

Fiks Fare vijoi këtë të martë denoncimin e skandalit të drejtësisë në Shkodër, ku një qytetar nga Velipoja akuzonte avokatin e tij, Ndrek Ruka se i kishte marrë 5 mijë euro.

Vetë avokati u paraqit në redaksinë e Fiks Fare për të përcjellë versionin e tij të të gjithë historisë, ndërkohë që për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka tërhequr pranë redaksisë së Fiksit provat që implikojnë avokatin dhe dy gjyqtarët.

Intervista e Avokatit, Ndrek Rukaj

Avokati: Mbrëmë Fiks Fare transmetoi një person, bashkë me bashkëshorten e tij të cilët kanë shpifur kundër meje dhe kam ardhur të sqaroj pozicionin tim lidhur me atë maskaradë që ka ndodhur kundër meje. Do ta sqaroj shkurtimisht; Ndoqa X, që është dënuar nga gjykata me 3 vjet burg, që së bashku me bashkëshorten shpifte kundër meje duke deklaruar se unë u paskam marrë 5 mijë euro. Unë atyre u kam kërkuar hak pune 3 milion lekë për t’i mbrojtur në tre shkallët e gjykimit. 1 mln në shkallën e parë, 1 në shkallën e dytë dhe një në shkallën e tretë, absolutisht asgjë tjetër. E shoqja, në debat me mua më ka kërkuar që t’i them vëllait të saj, se donte të merrte lekët tek vëllai, më thoshte thuaji që i kam marrë 5 mijë euro. Dhe unë jo se ja kam pranuar direkt por e kam lënë si evazive këtë për të mos i fut në konflikt me bashkëshortin”, thotë Avokati.

Fiksi: Ai i thatë ju vëllait që kishit marrë 5 milion lekë të vjetra?

Avokati: Jo se i kam thënë, por ja kam lënë të kuptojë se lekët ca thoshte e motra e tij, unë i kam marrë.

Fiksi: Cila ishte arsyeja?

Avokati:
E bëra këtë sepse m’u lut ajo dhe kishte probleme ekonomike dhe donte ta ndihmonte vëllai. Kishte probleme edhe me familjen e burrit, pasi akuzonte se vëllai i burrit kishte bërë plagosjen, dhe jo burri i saj. Pra për të harmonizuar familjen, arrita në këtë këtë konkluzion. Ka deklaruar se kam kërkuar për short. Kjo është gënjeshtër pasi ai ka pasur tre gjyqtarë dhe dy avokatë të tjerë para meje. Pra unë e kam gjetur shortin e hedhur kur e kam marrë dhe nuk e di fare se kush. Është gënjeshtër që i kam kërkuar lekë për gjytarët. Për mua gjyqtarët janë njerëz të nderuar. Unë kam një deklaratë që e ka bërë bashkë me të shoqen dhe ndërmjetës, ku thotë se i kam dhënë pagesën, janë tërhequr nga denoncimi dhe nuk kanë më punë me avokatin Ndrek Rukaj.

Fiksi: Përderisa nuk kishit marrë asnjë lek, cfarë kthyet?

Avokati: Ktheva 3 milionshin për të mbyllur atë debat sepse më kërcënonte me video dhe më gjëra.

Fiksi: Cfarë ishin këto video kërcënuese?

Avokati: Video kërcënuese që më thonte që unë të kam bërë, video. Të ka marrë gruaja disa herë. Shumë më kanë kërkuar gjoba marramendëse, 50 deri në 100 mijë euro, për ta mbyllur këtë problem. Nuk kisha se si dhe në këto kushte arrita në përfundimin që t’i heq qafe pasi janë problematikë dhe tentuan që të më vinin gjobë. Nuk kam asnjë problem me ligjin.

Fiksi: Përderisa ju pretendoni se nuk keni asnjë problem me ligjin, pse kishit frikë nga ky shantazh dhe pse i kthyer mbrapsht lekët që ju takonin me ligj?

Avokati: Ishin shuma të cilat ai kërkonte, kërcënonte, unë për të qenë i qetë, unë jam njeri i shkolluar, nuk jam njeri që kërkoj sherrin dhe meqë në mes ishte gruaja vendosa t’ja kthej dhe ja kam kthyer të gjitha lekët.

***

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 3 vite personin ndërkohë që Gjykata e Apelit ka rrëzuar pjesërisht këtë vendim dhe ka lënë në fuqi vetëm dënimin me 3 vite burg. Fiksi trajtoi parregullsitë e gjetura në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës dhe zbardhi emrat e dy gjyqtarëve të marrë me çështjen e denoncuar në redaksinë e Fiksit.

Takimi me gjyqtarin Ken Dhima, aktualisht gjyqtar në Gjykatën Administrative në Vlorë.

Gjyqtari:
Ku po shkoje? Ç’a? Si të të ndihmoj?

I dënuari: Tani unë bëra burgun unë, bëra 2 muaj e ca.

Gjyqtari: Po patjetër!

I dënuari:
Tani kam konfliktin me Ndrek Rukën, avokatin. Prej 8 mijë euro më lypi 5 mijë. 2 mijë për ty, me m’i dhanë për ty.

Gjyqtari: Më fal një sekondë. Të lutem të heq pak togën se këto biseda me togë…unë nuk dua ta turpëroj këtë togë që kam…edhe flasim. Tani më thuaj?

I dënuari: Plasin konfliktet me Ndrekën për të më kthyer lekët. Jo më tha, kam kryer punë, kam bërë punën time.

Gjyqtari: Nejse…Ndreka, më thuaj edhe një herë të ka kërkuar lekë?

I dënuari: Ndreka ka marrë 5 mijë euro bashkëshortes. Pa i kryer punë.

Gjyqtari: Ju?

Bashkëshortja e të dënuarit: Më kërkoi 8 mijë. U ankova dhe më kërkoi 2 mijë për ty dhe 2 mijë për Andrin dhe 1 mijë për short. M’i kërkoi dhe më tha që nuk del nga burgu pasi i kanë kërkuar ata. Unë me 100 halle ja dhashë se m’i kërkonte për ju. Andri, edhe Andrit i kemi vajtur dhe ka dashur të na kthejë lekët.

Gjyqtari: Mund ta di për cfarë keni ardhur tek Ken Dhima? Mundet ta di të lutem, për çfarë keni ardhur?

Bashkëshortja e të dënuarit: Kemi ardhur të të themi se do ju bëjmë një denoncim.

I dënuari: Te gjykata, se e kemi bërë në polici.

Bashkëshortja e të dënuarit: Për Ndrekën, por fjalët që më ka thënë Ndreka, do t’i flas se përse m’i ka kërkuar. Andri tha vec mos ma përmend emrin. Unë lekët e mia ta bëj Ndrekën me i kthye, ose t’i marr prej xhepit. Ndreka na ka marrë lekët për ju.

Gjyqtari: Tani të flas edhe unë dy minuta. Ne tani bashkë do të shkojmë tek prokurori këtu, prokurori i Task Forcës. Do bëjmë kallëzimin penal dhe të gjitha këto që m’i the mua, do ja thuash atij zotërisë, e para. E dyta, po pate tentuar të blesh drejtësinë, ke blerë padrejtësinë. E treta Ken Dhimës, ti personalisht, ose ndonjë i afërm i joti, i ka dhënë para?

I dënuari: Për ty?

Gjyqtari: Po!

I dënuari: Jo. Ndrekës po.

Gjyqtari: Atëherë, mua më thotë Ndreka që unë kam marrë para. Atëherë do shkojmë bashkë t’ia themi prokurorit të bëjmë kallëzim penal.

Takimi i parë me gjyqtarin Andri Ymeri në zyrën e tij në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër

Gjyqtari: A ke mbaruar punë?

I dënuari: Me Ndrekën?

Gjyqtari: Hë?

I dënuari: Nja dy ditë pasi erdha këtu. Më dha vetëm 2 mijë euroshin që më the ti, që më pate thënë.

Gjyqtari: Po tani për çfarë ke ardhur ti?

I dënuari: Si ka mundësi, i bëra një deklaratë për të mbyllur çështjen dhe më erdhën letrat sikur u mbyll. E kam bërë deklaratën se më ka dhënë tërë lekët, në fakt vetëm 2 mijë eurot e tua janë dhënë.

Gjyqtari: Ku di unë, bëj çfarë të duash me të. Çfarë ishte kjo deklaratë që ke lëshuar?

I dënuari: Gjasmë më ka likujduar të gjithë lekët. Unë desha ta bëj vetëm 2 mijë eurot që më the ti. Se Ndreka ka marrë 2 mijë euro për ty, dhe 2 mijë euro për atë në Vlorë, si e ka emrin ai Dhima? Si e ka ai, Gen, Ken. Tani tha bëjë komplet se të kam likujduar komplet.

Gjyqtari: A e bëre ti?

I dënuari: 1700 eruo, 1600 m’i ka dhënë atë ditë, a na pe atë ditë bashkë?

Gjyqtari: Po. Jo s’u kam parë bashkë. Di vetëm që jeni takuar. Çfarë tha Ndreka për ty?

I dënuari: Ja po të jap 2 mijë euro, veç ta mbyllim më tha.

Gjyqtari: Të paktën a t’i ktheu?

I dënuari: 2 mijë eurot m’i ka kthyer. Atë që më premtove ti në Velipojë, e përfundoi brenda dy ditëve.

Gjyqtari: Mua më tha përkundrazi, ai më detyrohet mua.

I dënuari: 1 mijë euro, gjasmë i kam patur.

Gjyqtari: Jo mua më tha 3 mijë euro.

I dënuari: Shkurt, mua 1600 euro m’i ka dhënë atë ditë, atë ditë që ka ardhur të ka takuar ty. 500 mijë (lekë të vjetra) m’i ka dhënë të nesërmen. Me një fjalë 2 mijë euro më ka sjellë. Për aq sa fole ti dhe ça kemi bërë muhabet m’i ka likujduar.

Gjyqtari:
Unë përsipër detyrime të tjera s’mund t’i marr kujt se kur s’merrem unë dhe aq biles…

Takimi i dytë me Gjyqtarin Andri Ymeri në zyrën e tij në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër

I dënuari: Unë i lëshova Ndrekës një akt pajtimi atë ditë, m’u lut aman ma lësho.

Gjyqtari: Ka pyet për mua? Nëse ti mendon se ke të drejtë, nuk është dashur ta bëjë atë punë. Nuk është dashur sepse në bazë të atij akt-pajtimi, Ndreka thotë ja fut kot ky.

I dënuari: Zot e be më ka bërë atë ditë, ka qenë edhe gruaja, ka qenë edhe Çesk prej Velipoje atë ditë. Atë ditë më dha 500 mijë lekë, a më kupton? Ditën e parë që ta ka takuar ty. M’i dhe 1500 euro.

Gjyqtari: Si është puna e 300 euroshit që të paska vëllai im?

Bashkëshortja e të dënuarit: Unë e kam pas lënë atë punë, a e di? Ndoshta s’ma di mbiemrin. E kemi marrë në telefon dhe kanë arhdur lekët ja kanë dhënë dhe thanë që të premten del, pastaj të hënën del…

Gjyqtari: Dhe të ka dhënë 1700 euro dhe s’të ka dhënë 2 mijë euro?

Bashkëshortja e të dënuarit: Po.

I dënuari: 2000 dhe mezi ja ka marrë baba duke i bërë presion. Baba jot i ka thënë bile që po t’i jap prej kësaj (bashkëshortes) se është me fëmi të vogël.

Bashkëshortja e të dënuarit: Si e ka ai? Gerti? Ma ka prurë shpirtin…më ka bërë fjalë këtu në mes të vendit me gënjeshtra.

Gjyqtari: Po si nuk më thatë kur u takuam herën e parë?

Bashkëshortja e të dënuarit: Harrova, po s’ka problem. Vetëm thuaja dhe mos e vrit mendjen, po i dha mirë.

Gjyqtari: Po jo se nëse është e jotja do t’i japë se s’bën. As mos e diskuto atë punë.

Gjyqtari: Me Gertin është kollaj se Gertin e kam vëlla. Secili duhet t’i dalë zot punëve të veta. Unë i dal zot emrit tim nëse është përfol.

I dënuari: Është përfolur prej Ndrekës pra.

Gjyqtari: A u përfol emri i tij, i del zot ai.

Takimi i tretë me gjyqtarin Andri Ymeri në zyrën e tij në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër

Gjyqtari: Më thuaj?

I dënuari: A të vijë edhe gruaja?

Gjyqtari: Jo, s’kam punë me gruan dhe nuk të takoj më. Unë nuk kam lidhje me këtë histori. Zgjidhe vetë. Kaq mundet të them. Nuk mund të them gjë më tepër. Kaq. A ta jap dorën unë? Nëse ti ke marrë në emrin tim po, tek unë vjen kot.

Top Channel