Barcelona i shënon 8 gola ekipit të ligës së tretë

17/12/2014 00:00

Barcelona është kualifikuar për në fazën tjetër të Kupës së Mbretit pasi mundi me rezultatin e thellë 8-1 Hueskan, e cila militon në kategorinë e tretë në Spanjë.

Edhe pse Luis Enrique hodhi në fushën e lojës një ekip me lojtarë kryesisht të rinj, ata i mbyllën 45 minutat e para me 5-0, ku shënoi tri herë Pedro, Sergi Roberto dhe Iniesta.

Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe 3 herë të tjera, ndërsa 4 minuta para përfundimit miqt arritën të shënojnë golin e nderit. Ndërkohë ndeshjen e parë Barclona kishte e fituar 0-4.

Një tjetër ndeshje është mbyllur me 8 gola të martën në Kupën e Mbretit në Spanjë. Valencia është kualifikuar me vështirësi në fazën tjetër, pasi Valekano arriti një barazim 4-4 në “Mestalla”, por ndeshjen e parë Valencia e kishte fituar 1-2.  

Top Channel