Lushnje, plagos motrën dhe kunatin, shpallet në kërkim

17/12/2014 00:00

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Shën Premte, në afërsi të Divjakës. Shtetasi Gëzim Garruli, 30 vjeç, ka hyrë në shtëpinë e së motrës së tij, Shkurte Balla, dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë të motrën dhe bashkëshortin e saj, Fiqiretin.

Çifti ishte në banesë kur është qëlluar me plumba nga Gëzim Garruli, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia. Shkurte Balla, 42 vjeç, është në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës dhe mjekët po përpiqen ta mbajnë atë në jetë, ndërsa bashkëshorti i saj ka marrë një plumb në trup, por është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në mëngjes, por nuk jepen detaje të tjera për shkaqet që çuan 30-vjeçarin në ndërmarrjen e këtij akti ndaj motrës dhe kunatit të tij.

Top Channel