Obama do të nënshkruajë sanksionet e reja ndaj Rusisë

17/12/2014 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama pritet të nënshkruajë një projektligj që vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, pavarësisht rezervave që ka për to, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë gjatë së mërkurës.

Fatura, e cila sanksionon kryesisht industrinë ruse të mbrojtjes, kaloi me një mbështetje të madhe në Kongresin amerikan.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se projektligji “u dërgon një mesazh konfuz aleatëve tanë”, por Obama do ta nënshkruajë atë, sepse ai “ruan fleksibilitetin”.

Rubla ruse ka humbur thuajse gjysmën e vlerës së saj këtë vit, për shkak të uljes së çmimit të naftës dhe sanksioneve të Perëndimit. Monedha ruse ka pësuar një rënie të lirë drastike në tregtim gjatë së martës.

Projektligji do t’i japë gjithashtu autoritetin Obamës të dërgojë ndihmë ushtarake vdekjeprurëse dhe jovdekjeprurëse ndaj Ukrainës, por nuk ia kërkon me çdo kusht ta bëjë këtë gjë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë më herët, për shkak të aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Ukraina dhe për mbështetjen e ofruar ndaj separatistëve në lindje të Ukrainës.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili u takua me ministrin e Jashtëm rus në Romë, tha se “këto sanksione mund të hiqen apo të lehtësohen brenda pak javësh apo ditësh, në varësi të zgjedhjeve që ndërmerr Presidenti Putin”. Por, Kerry tha gjithashtu se Rusia ka bërë “lëvizje konstruktive” gjatë ditëve të fundit.

Top Channel