Gjykata e Strasburgut, Hamas jo më një organizatë terroriste

17/12/2014 00:00

Gjykata e përgjithshme e Drejtësisë e Bashkimit Europian ka anuluar vendimin e bllokut për ta mbajtur Hamasin në listën e grupeve terroriste.

Sipas gjykatës, lëvizja e BE-së nuk mbështetej në shqyrtimin e veprimeve të lëvizjes islamike, por në fajësimin e kësaj të fundit në bazë të informacioneve të marra nga shtypi dhe interneti.

Ngrirja e fondeve të Hamasit, megjithatë, do të vazhdojë të mbetet në fuqi. Hamasi, i themeluar në 1987-n, fitoi zgjedhjet parlamentare palestineze në vitin 2006 dhe forcoi kontrollin e tij mbi Gazën, pas përmbysjes së rivalëve të Fatahut.

Mbështetësit e tij e shohin si një organizëm rezistence legjitime ndaj Izraelit, të cilin e luftojnë prej vitesh.

Top Channel