Kukësi mund Tiranën, Partizani humbet në “Qemal Stafa” ndaj Vllaznisë

17/12/2014 00:00

Kukësi ka mundur Tiranën me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe është ngjitur në vendin e parë të renditjes së Kategorisë Superiore me 35 pikë pas 17 javësh të luajtura, kjo edhe falë humbjes surprizë së Partizanit në “Qemal Stafa” ndaj Vllaznisë.

Kukësi shënoi që në minutën e katërt të takimit me anë të Hysës dhe arriti ta ruante avantazhin deri në fund duke marrë tre pikë shumë të vlefshme në luftën për titull.

Ndërkohë, në terrenin e rënduar të stadiumit kombëtar skuadra e Shpëtim Duros humbi 0-1 ndaj shkodranëve, të cilët shënuan me Tafilin në minutën e 37.

Në ndeshjet e tjera të luajtura, Skënderbeu fitoi 1-0 ndaj Flamurtarit, Teuta mundi Apoloninë 1-0 dhe Laçi mposhti Elbasanin me po të njëjtin rezultat.

Ja renditja:

Kukësi 35 pikë

Skënderbeu 33

Partizani 33

Tirana 32

Laçi 24

Vllaznia 23

Flamurtari 22

Teuta 16

Elbasani 9

Apolonia 9

Top Channel