Fillon zhbllokimi i rrugës Tiranë-Elbasan

17/12/2014 00:00
Foto ilustruese

Rruga  kombëtare  Tiranë-Elbasan do të qendrojë e bllokuar për një afat
të pacaktuar për shkak të rrëshkitjes së dheut në orët e para të së
shtunës.

Në këtë zonë kanë nisur punimet për largimin e dheut nga firma e kontraktuar. Ministria  e Transporteve deklaron se është duke u parë mundësia për një rrugë provizore, por deri sa të  realizohet një gjë e tillë në këtë aks, ku ka ndodhur shembja, nuk duhet të lejohen të kalojnë as automjete dhe as kalimtarë.

“Është zona paraqet një rrezikmëri të lartë dhe për këtë arsye rruga do të mbetet e bllokuar dhe banorët e evakuar. Nuk është një situatë e lehtë për të përcaktuar një kohë, por jemi të angazhuar për të gjetur një zgjidhje. Po shihet varianti i një rruge provizore dhe shumë shpejt mund të nisë puna për hapjen e saj”, deklaron Dashamir Xhika, drejtor i ARRSH.

Për banorët e zonës të cilët janë zhvendosur, firma e kontraktuar për hapjen e trashesë së rrugës Tiranë-Elbasan ka lidhur kontratat për t’u paguar qiranë për një muaj. Ndërkohë grupe të punës së emergjencave civile dhe të komunës janë duke bërë vlerësimin në banesat dhe bizneset e dëmtuara.

Ndonëse banorët e zonës thonë se shembja mund të jetë shkaktuar nga shpërthimet e kryera nga firma greke, drejtuesi i Autoritetit Rrugor, Xhika tha se një gjë e tillë nuk është vërtetuar ende  dhe nuk mund të deklarojë një gjë të tillë.

Top Channel