Hapja e dosjeve, Doda: Veliaj të mos ngatërrohet

17/12/2014 00:00

Ka nisur gara për hapjen e dosjeve. Një ditë pasi ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj deklaroi krijimin e një komisioni për hapjen e dosjeve të sigurimit, deputetja Mesila Doda reagoi duke thënë se Veliaj s’ka pse ndërmerr nisma të tilla, pasi tashmë në Kuvend është dorëzuar një projektligj që pret të shqyrtohet.

“Së pari, i kujtoj ministrit Veliaj se në zyrat e Kuvendit ka një draft të depozituar për ligjin e lustracionit. Një ligj që është bërë me ndihmën e ekspertëve të huaj dhe që ka një përfshirje më të gjerë se ajo që kemi parë dje në media. Nuk ka ndodhur kurrë gjatë kësaj kohe, që për sa kohë është një draft në Kuvend, ekzekutivi të marrë konsultime nga qytetarët ose nga shoqatat. Ligji është atje, presim të miratohet dhe më pas nisjen e procesit të lustracionit”, deklaroi Doda.

Top Channel