Burri e tradhëtonte me motrën binjake

17/12/2014 00:00

Hakmarrja është një gjellë që shërbehet më mirë e ftohtë. Këtë bëri edhe një grua kineze e cila dyshonte prej kohësh në tradhëtinë e bashkëshortit të saj me të motrën binjake.

Dyshimeve, 29-vjeçarja Ting Su vendosi t’u shkojë deri në fund duke aktivizuar një GPS në automjetin e bashkëshortit të saj.

Ajo ndoqi për disa ditë udhëtimet e tij deri në momentin kur kuptoi se ai dhe motra e saj binjake ndodheshin në parkingun e një qendre tregtare.

Nxiton të shkojë atje dhe zë ‘mat’ bashkëshortin dhe motrën e saj binjake krejtësisht të zhveshur. Si hakmarrje, ajo i detyron ata të zbresin nga makina ashtu siç i kish bërë nëna dhe largohet e qetë duke plotësuar formularin ku kërkon divorcin nga bashkëshorti i saj.

Top Channel