Rusia, masa të reja për stabilizimin e rublës

17/12/2014 00:00

Rusia po planifikon masa të reja që synojnë stabilizimin e tregjeve të saj financiare pas rënies marramendëse të rublës kundrejt dollarit amerikan.

Banka qendrore e vendit deklaroi se nëse do të jetë e nevojshme do të ofrojë kapitale shtesë për bankat ruse dhe për kompanitë e investimit.

Ajo bëri gjithashtu të ditur se do të mbajë më shumë ankande për shkëmbime me monedhat e huaja nëse do të jetë e nevojshme.

Rubla ruse ka rifituar pak terren pas rënies historike të së martës, edhe pse këmbimi i saj në treg me valutën amerikane mbetet në nivele të ulëta dhe të paqëndrueshme.

Deklarata e bankës qendrore ka bërë që valuta të rekuperojë shkallët e rënies, duke u vlerësuar pas mesditës së të mërkurës e barabartë me 62 dollarë, shumë më pak nga kuota prej 79 dollarë ku ra një ditë më parë.

“Këto masa synojnë të balancojnë ofertën dhe kërkesën në tregun ndërkombëtar të këmbimit, gjë që do të ndihmojë në stabilizimin më të shpejtë të rublës”, deklaroi nënguvernatorja e Bankës qendrore ruse, Ksenia Yudayeva.

Rënia e valutës kombëtare ka shkaktuar shqetësime të thella në ekonominë ruse, që është rrënuar gjithashtu nga rënia e ndjeshme e çmimit të naftës dhe sanksionet e Perëndimit.

Rritja drastike prej 6.5 për qind e normës bazë të interesit në vend, duke arritur në 17 për qind, dështoi të martën në frenimin e rënies së valutës.

Kjo masë rezultoi efikase në fillim, kur e çoi valutën ruse në nivelin e 58 dollarëve, por vetëm pak më vonë ra në rekordin historik prej 79 USD.

Top Channel