Dashuria e pavdekshme e Dashamir dhe Esmeralda Uruçit

17/12/2014 00:00

E tyrja ishte dashuri me shikim të parë. Ishte 14 shkurti i vitit 1981 kur Esmeralda dhe Dashamir Uruçi patën shkëndijën e parë që ndezi flakën e një dashurie të madhe. Dashuri që s’mund të rrinte gjatë fshehur pa u shpallur para botës.

Pas tre vitesh fejesë ata u martuan. Ardhja në jetë e Enisit dhe Besmirës, ishte një kulmim tjetwr lumturie. Të dy bashkë. Në rendje për të bërë më të mirën, në punë, në familje, afër dhe larg.  

Bashkw në të përpjeta, në të tatëpjeta. Bashkë edhe ditën tragjike të aksidentit, më 17 dhjetorin e tre viteve më parë. Bashkë dhe në ditën kur ajo u nda nga jeta, pas tre muajsh lufte dhe përpjekje për të fituar mbi vdekjen.

Gjithë rrugëtimi i historisë së tyre ka qenë një dashuri e pandëprerë, e cila vazhdon edhe sot të derdhet mbi vargje poezish dhe nota muzikore. E destinuar të niste atë Shën Valentin të 33 viteve më parë, si një dashuri e madhe dhe e paharrueshme.

Top Channel