Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare në qytetin e Shkodrës shkrimtari i njohur Skënder Drini.

Në nderim të shkrimtarit janë mbajtur mesditën e së mërkurës  homazhe në biblotekën e qytetit, “Marin  Barleti”. Miq, të afërm, kolegë dhe figura të njohura të artit i kanë dhënë lamtumirën e fundit shkrimtarit dhe mikut të tyre.

Shkrimtari Skënder Drini njihet për shkrimin e tij sa poetik aq dhe filozofik ku veprat e tij më të njohura janë “Tregimet e së shtunës”, “Shqipja e kreshtave tona”, “Midis dy kohëve”, “Shembja e idhujve”, “Kirurgët” e shumë vepra të tjera.

Shkrimtari Skënder Drini u nda nga kjo jetë pas një ataku kardiak duke lënë pas të gjallë veprën dhe shkrimin e tij aq të dashur për lexuesin.

Top Channel