“Babagjyshët”, Rama e Tahiri përgëzojnë policinë

17/12/2014 00:00

Pas arrestimit të grabitësve të njohur me emrin “babagjyshët”, i pari që ka reaguar ka qenë kryeministri Rama. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka përgëzuar Polcinë e Shtetit.

“Përgëzime policisë për arrestimin e grabitësve që morën famë si “babagjyshët e Vitit të Ri”. Po ikën koha e të ikurve në drejtim të paditur!”, thotë postimi i kryeministrit.

Po nëpërmjet Facebook ka përshëndetur këtë operacion dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Babagjyshët? Një tjetër rezultat që dëshmon se Policia e Shtetit është plotësisht në krye të detyrës! Kush merr guximin të bëjë krim, duhet të presë ditën për të dalë para drejtësisë. Shqipëri e sigurtë, bashkë me qytetarët e ndershëm. Bravo!”, thotë Tahiri.

Top Channel