Botërori i Klubeve, FIFPro ankohet te FIFA

17/12/2014 00:00

Sindikata ndërkombëtare e futbollistëve profesionistë i ka kërkuar FIFA-s që të hetohet pse u luajt një ndeshje e Botërorit të Klubeve në një terren krejtësisht të papërshtatshëm për futboll.

FIFPro thotë se lejimi i luajtjes së ndeshjes çerekfinale mes Cruz Azul dhe Western Sydney Wanderers në stadiumin e Rabatit “ishte një kërcënim serioz për shëndetin dhe sigurinë e lojtarëve”.

Skuadra meksikane fitoi me rezultatin 3-1, por shihej qartë që ishte pothuajse i pamundur pasimi i topit për shkak të ujit që ishte grumbulluar në terrenin e gjelbër nga shirat e rrëmbyeshëm.

Tijs Tummers, zëdhënës i FIFPro, tha: “Si të gjithë punëtorët e tjerë, edhe futbollistët kanë të drejtë që ambienti i tyre i punës të jetë i sigurtë. Ajo që ndodhi nuk duhet lejuar të ndodhë më.”

Top Channel