Di Maria, lojtari më i mirë argjentinas për vitin 2014

17/12/2014 00:00

Angel Di Maria është zgjedhur lojtari më i mirë argjentinas i vitit 2014 mes futbollistëve që luajnë jashtë Argjentinës.

Gazetarët sportivë votuan dhe rezultati i votimit nxorri fitues mesfushorin e Manchester United, ndërsa Lucas Pratto i Velez Sarsfield u zgjodh si lojtari më i mirë i kampionatit argjentinas.

Gjatë këtij viti Di Maria ishte një pjesë shumë e rëndësishme e suksesit të Real Madrid në Champions League dhe gjithashtu ndihmoi Argjentinën të arrinte finalen e Botërorit “Brazil 2014”.

Në finale, Di Maria nuk luajti ndaj Gjermanisë për shkak të një dëmtimi.

Top Channel