Ministria e Financave çertifikon ekspertët e rinj kontabël

17/12/2014 00:00

Në Ministrinë e Financave janë çertifikuar këtë të enjte 26 kontabilistë të miratuar dhe ekspertë kontabël, nga 400 kandidatë të regjistruar gjithësej në fillim të sezonit.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani vlerësoi nivelin profesional me të cilin sipas tij u përmbyll procesi, por deklaroi se vitin që vjen do të punohet më shumë në drejtim të përmirësimit të legjislacioni dhe praktikave, çka do të rrisë sipas tij edhe më shumë cilësinë e kandidatëve të çertifikuar.

Ndërsa kryetarja e Autoritetit të Çertifikimit, Uarda Hoti tha se reformimi i autoritetit më 8 janar solli një filozofi dhe standard të ri në administrimin, vlerësimin dhe çertifikimin e profesionistëve të rinj.

Top Channel