Kapet me lëndë narkotike, arrestohet 35 vjeçari në Qafë Botë

17/12/2014 00:00

Një 35-vjeçarë është vënë në pranga nga policia të mërkurën në  pikën e kalimit kufitar Qafë Botë pasi i është gjetur rreth 8 kilogramë kanabis sativa e fshehur në automjetin me të cilin ai po lëvizte.

Policia ka bërë të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Orest Papa, i cili po tentonte të kalonte për në Greqi, kur gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Benz” i është gjetur lënda narkotike e llojit kanabis e fshehur në gomën rezervë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Top Channel