Betohet Donald Lu: Shqipëria, aleate e afërt dhe mike e SHBA

18/12/2014 00:00

Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, i cili do të zëvëndësojë Ambasadorin Alexander A. Arvizu, u betua gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit të ShBA.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori i ardhshëm, Lu tha se Shqipëria është një aleate e afërt dhe mike e Shteteve të Bashkuara. Ai dha garancinë e tij se do të punojë çdo ditë, në mënyrë që që kjo aleancë dhe miqësi të arrijë pritshmëritë ambicioze që amerikanët dhe shqiptarët ndajnë me njëri-tjetrin.

“Ne jemi dhe gjithnjë do të mbetemi dy popuj pafundësisht të përkushtuar ndaj demokracisë, lirisë së qytetarëve dhe sundimit të ligjit”, deklaroi ambasadori i ri amerikan, që do të vijë pas pak javësh në Shqipëri.

Donald Lu ka lindur në Huntington, California. Eshtë graduar në ‘Princeton University’ në fushën e arteve dhe më pas ka kryer masterin për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Karriera e tij diplomatike në DASH ka nisur në vitin 1990 duke shërbyer në Pakistan, Indi, Gjeorgji, Kirgizstan, Azerbajxhan dhe Uashington.

Top Channel