Përcaktohet finalja e Botërorit të klubeve, Reali njeh kundërshtarin

18/12/2014 00:00

Real Madrid-San Lorenzo është finalja e Botërorit të Klubeve të këtij viti. Argjentinasit, fitues të Kupës Libertadore në sezonin e kaluar, fituan 2-1 në shtesë ndaj ekipit nga Zelanda e Re,  Auckland City.

Ish-lojtari i Katanias në Serie A, Barrientos ishte autori i golit të parë për ekipin argjentinas në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë.

Në minutën e 67-të Auckland City arriti të barazoi shifrat me Berlanga dhe ndeshja shkoi në shtesë, pasi asnjë nga të dyja ekipet nuk arriti të shënonte golin e dytë brenda 90 minutëshit të rregullt.

Në 30 minutat e shtesës San Lorenzo fitoi të drejtën për të qenë pjesë e finales së ëndrrave për ta ndaj Realit të Madridit, pas goli të shënuar nga Matos. Finalja do të luhet ditën e shtunë në Marok.

Top Channel