Berat, qendra e lagjes “Uznovë” në gjendje të mjerë, reagojnë banorët

18/12/2014 00:00

Ajo është një nga lagjet më të mëdha të qytetit, por sipas banorëve është lënë prej vitesh në mëshirë të fatit. Infrastruktura rrugore është shqetësimi më i madh i banorëve të saj, me të cilin ata përballen sapo dalin nga shtëpitë e tyre.

Rruga kryesore, që është njëkohësisht dhe qendra e lagjes, ndodhet në gjendje skandaloze pasi prej vitesh nuk është vënë dorë në të.

Rruga është pjesë e aksit nacional Berat-Skrapar, por as kjo nuk ka ndihmuar për përmirëisimin e saj. Në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e saj rruga është e mbushur me gropa dhe prej vitesh nuk është akorduar asnjë investim për përmirësimin e saj.

Banorët kujtojnë se vetëm në fushata elektorale janë hedhur disa makina me çakull, gjë e cila më shumë ka ndikuar në përmirësimin e situatës. Ndonëse ky aks i rëndësishëm jo vetëm për banorët, por qindra mjete që qarkullojnë çdo ditë në të, asnjë investim nuk është parashikuar.

Top Channel