Arvizu në “Top Story”, ambasadori premton surprizën e fundit

18/12/2014 00:00

Pak ditë përpara përfundimit të mandatit dhe largimit nga Tirana, ambasadori amerikan Alexander Arvizu do të japë intervistën e tij të fundit mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Top Story”, përballë gazetatit Sokol Balla.

Ambasadori do të rrëfejë përvojën e tij të gjatë në Shqipëri, si dhe do të prekë shumë çështje të aktualitetit politik shqiptar.

Por pika më kulminate e kësaj interviste pritet të jetë një njoftim të cilin në faqen e Facebook të Ambasadës Amerikane në Tiranë përshkruhet si “njoftim i veçantë me interes për shumë shqiptarë”.

Ky postim i para disa ditëve i Ambasadës Amerikane ka ngjallur mjaft interes, duke prodhuar edhe hamendësi se cili do të jetë njoftimi i zotit Arvizu.

Nga komentet e shumta në rrjetet sociale, dy janë pritshmëritë e komentuesve. Ata shkruajnë, duke shpresuar se njoftimi lidhet me fitimin e llotarisë amerikane nga të gjithë aplikantët e vitit 2014, ndërsa shumë të tjerë dëshirojnë që njoftimi të lidhet me një liberalizim të mundshëm të vizave me Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Gjithësesi, të gjithë duhet të presin intervistën në “Top Story”, ora 21:00, nga ku do të zbulohet surpriza Arvizu.

Top Channel