Kuvendi voton ligjet për Gjykatën e Lartë, BSH…

18/12/2014 00:00

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën e sotme një seri projektligjesh, disa prej tyre të rëndësisë së veçantë, vetëm me votat e mazhorancës.

Kështu, në orët e pasdites është votuar me 84 vota pro ligji për Gjykatën e Lartë, ai për nëpunësin civil dhe ai për Bankën e Shqipërisë, që përfshinte edhe shkarkimin e Adrian Civicit nga Këshilli Mbikëqyrës.

Ndërkohë, ndryshimet në Kodin Penal, që parashikojnë uljen nga 5 në 3 të viteve të dënimit për ndërtimet pa leje, veç 84 votave pro hasi edhe një kundër.

Ndërsa ndryshimet që i takojnë ndarjes së re territoriale u miratuan me 85 vota pro. Gjithçka u zhvillua pa praninë e opozitës, e cila pritet të kthehet në Kuvend me ndërmjetësimin e eurodeputetëve.

Top Channel