BE, masa të reja drastike për rajonin e Krimesë

18/12/2014 00:00

Bashkimi Europian ka ndaluar investimet në Krime gjatë së enjtes, duke frenuar kështu ndihmën europiane ndaj kërkimeve për naftë dhe gazin rus në Detin e Zi, si dhe kanë përcaktuar si të paligjshme ankorimin e anijeve turistike europiane në portet e gadishullit.

Masat e reja, të cilat qeveritë e BE-së i kishin sinjalizuar më herët, do të hyjnë në fuqi ditën e shtunë, duke përforcuar kështu politikën e unionit 28-kombësh të mosnjohjes së aneksimit të rajonit të Krimesë prej Rusisë, nga Ukraina, që prej muajit mars.

Liderët e BE-së, të cilët do të takohen në Bruksel më vonë gjatë kësaj të enjteje, do të angazhohen për të ruajtur presionin ndaj Rusisë për rolin e saj në Ukrainë, pavarësisht krizës së monedhës ruse dhe ekonomisë së sëmurë të saj, thonë diplomatët.

Bashkimi Europian e konsideron të jashtëligjshme të investuarin në Krime, duke u ndaluar kështu europianëve dhe kompanive me seli në vendet e BE-së të blejnë pasuri të patundshme apo kompani në Krime, apo për të financuar kompanitë krimeane, bëri të ditur unioni në një deklaratë.

Masat e reja u ndalojnë gjithashtu kompanive të BE-së të eksportojnë mallra dhe mjete teknologjike, që përdoren në kërkimet dhe prodhimin e naftës, gazit dhe mineraleve në Krime, ashtu sikurse ato që përdoren për transportin, telekomunikacionin dhe sektorin energjitik.

Kompanive europiane u ndalohej prej kohësh ofrimi i asistencës teknike, ndërmjetësimi, ndërtimi apo shërbimet inxhinierike të lidhura me infrastrukturën në të njëjtat sektore.

Atyre nuk do u lejohet edhe ofrimi i shërbimeve turistike në Krime. Anijet europiane të udhëtarëve nuk mund të ankorohen më në portet e gadishullit të Krimesë, me përjashtim të rasteve të emergjencës. Kjo masë aplikohet ndaj të gjitha anijeve që zotërohen apo kontrollohen nga një shtet europian anëtar i BE-së. Kontratat ekzistuese të turizmit do të respektohen ende, deri më 20 mars.

Blloku 28-kombësh ka ndaluar më herët importin e mallrave nga Krimea dhe ndaluan investimet e reja në projekte të infrastrukturës në transport, telekomunikacion dhe sektorin energjitik, por edhe investime ndaj sipërmarrjeve të naftës dhe gazit natyror.

Aneksimi i Krimesë ia dha Rusisë kontrollin e burimeve të naftës dhe gazit natyror të Detit të Zi, duke privuar kështu Ukrainën nga burimet energjitike.

Top Channel