BSH mban të pandryshuar normën e interesit

18/12/2014 00:00

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë e mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.25 për qind.

Pas mbledhjes së zhvilluar këtë të enjte, Këshilli deklaroi se inflacioni mbetet i ulët dhe kërkesa e brendshme, ndonëse në rritje është e pamjaftueshme për të vënë në shfrytëzim të plotë kapacitetet prodhuese të ekonomisë.

Kjo situatë, sipas Bankës së Shqipërisë, ndikon në rritjen e ngadaltë të pagave për punonjësit dhe fitimeve të biznesit.

Në deklaratën zyrtare, Këshilli vlerëson se rritja ekonomike do të forcohet gradualisht vitin e ardhshëm, por në të njëjtën kohë paralajmëron se rreziqet në ekonomi mbeten të larta.

Sipas bankës, gjendja e ekonomisë dhe pritshmëritë për të kushtëzojnë mbajtjen në nivele të ulëta të normës bazë edhe për disa tremujorë të tjerë. Por në rast materializimi të skenarëve të rrezikut, këshilli parlajmëron të tjera lehtësime në politikën monetare.

Top Channel