Juventusi rikthehet te fitorja, Napoli mposht Parmën

18/12/2014 00:00

Pas dy barazimeve radhazi Juventusi është rikthyer te fitorja, duke mposhtur Kaljarin në transfertë me rezultatin 1-3.

Ndeshja ndaj Kaljarit rezultoi më e lehtë nga se pritesh nga bardhezinjtë, pasi që në minutën e dytë argjentinasi Teves arriti të zhbllokonte rezultatin, ndërsa në minutën e 14-të Vidal dyfishoi, duke shënuar një super gol me një goditje të kalibruar nga jashtë zone.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa sërish me nisjen e 45 minutave të dyta Juventusi u tregua shumë kërkues dhe shënoi edhe golin e tretë me Llorente. Vendasit shkurtuan rezultatin me Rossettinin në minutën e 65, por vetëm kaq pasi ndeshja u mbyll me këtë rezultat dhe Juventusi mori tre pikët duke u ngjitur në kuotën e 39 pikëve.

Mbrëmjen e së enjtes u luajt edhe Napoli-Parma, ku vendasit vendosën diktatin duke fituar me rezultatin 2-0. Autorë të golave për vendasit ishte Zapata dhe Martens me 11-metërsh që në pjesën e parë. Napolitanët shkojnë në kuotën e 27 pikëve, duke u ngjitur në vendit e tretë, por me një ndeshje më shumë se ekipet e tjera që pretendojnë këtë pozicion. Ndërsa Parma zhytet edhe më tej në vendin e fundit me vetëm 7 pikë, duke e bërë mjaft të vështirë qëndrimin mes më të mirave në Serie A për sezonin e ardhshëm.

Top Channel