Ngjarje tragjike në Australi, 8 fëmijë të vdekur në një shtëpi

19/12/2014 00:00

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Cairns, në Queensland në Australi, 8 fëmijë janë gjetur të vdekur në një banesë, ka bërë të ditur policia.

Femijet jane te moshes nga 18 muajsh deri ne 15 vjeç. Mediat australiane kane raportuar se femijet jane qelluar me thike, por kjo ende nuk eshte konfirmuar nga policia. Ne banese eshte gjetur edhe nje grua, rreth 34 vjeç, e plagosur me thike, por jashte rrezikut per jeten.

Policia australiane e ka cilesuar ngjarjen si tragjike, por nuk ka dhene asnje arsye per shkaqet e vdekjes se femijeve.

Shtepia eshte rrethuar nga forca te shumta policie te cilet po kryejne kontrolle te imtesishme ne territorin jashte baneses. Inspektori i policise, Bruno Asnicar i tha gazetareve se nuk mund te konfirmonte nese femijet ishin nga e njejta familje. Ai tha se aktualisht besohet se jane 8 femije te vdekur, por ky numer edhe mund te ndryshoje.

Top Channel