Burri kinez, në autobus me veshjet e ish-gruas

19/12/2014 00:00

Në një autobus në Zhengzhou të Kinës, një burrë i veshur me taka të larta dhe me të brendshme rozë është bërë shumë i famshëm pasi videoja e tij u postua në rrjetet sociale.

Miqtë e tij thanë se ai është një i ve dhe se rrobat që kishte veshur i përkisnin ish-bashkëshortes dhe se këto rroba i vesh përherë në mënyrë që të ndihet më afër partneres së ndjerë.

Videoja e tij ka marrë rreth 2.5 milionë klikime në Facebook.

Top Channel