NATO përmbyll misionin në Afganistan

19/12/2014 00:00

NATO i dha fund zyrtarisht misionit ISAF në Afganistan. Një mision
sfidues në aspektin ushtarak, politik dhe ekonomik, siç deklaroi
Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg në tryezën e 51 vendeve
kontribuese të së kaluarës e të tashmes.

Pjesëmarrësit nderuan me një minutë heshtje mijra ushtarë, përfshirë shqipëtarë që humbën jetën në këtë mision.

“Ushtarët tuaj dhe civilët vunë jetët e tyre në rrezik. Shumë prej tyre u plagosën gjatë ushtrimit të detyrës dhe më shumë se 3500 vetë paguan çmimin më të lartë”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i përgjithshëm i NATOs.

Pas një dekade mision, sfidat mbeten, por për afganët nga të cilët NATO pret progres në mirëqeverisje, sundim ligji dhe të drejta themelore. Misioni shndërrohet në “mbështetës” me trajnime, ndihma e këshilla ndaj forcës së sigurisë afgane, për të cilën NATO ka trajnuar deri tani mbi 350 mijë vetë.

Top Channel