Viktoria Modesta, ylli i muzikës që i mungon një këmbë

19/12/2014 00:00

Viktoria Modesta është një vajzë e cila ka arritur të përmbushën ëndrrën e saj për sukses në industrinë muzikore duke publikuar videoklipin e saj të parë, edhe pse i mungon një gjymtyrë. 26-vjeçarja nuk ka këmbën e majtë dhe në vend të saj ka vënë një protezë, por kjo gjë nuk e ka penguar të bëhet e famshme.

Në videon 6-minutëshe ajo shihet e veshur me disa kostume shumë seksi. Klipi është klikuar rreth 8 milionë herë.

Viktoria ka lindur në Letoni dhe një pakujdesi e mjekëve gjatë lindjes ka bërë që asaj t’i dilte këmba nga vendi. Më pas, procedurat për të rregulluar këtë gabim ndikuan në rritjen jo të rregullt të gjymtyrës. Deri në moshën 12-vjeçare, vajza ka bërë 15 operacione, por pa sukses, derisa më në fund e preu këmbën.

“Dua që të gjithë ata që janë si mua të dalin në publik dhe të mos kenë turp nga vetja. E di sa e vështirë është të pranohesh në shoqëri, por ka vend për të gjithë ata që kanë vullnet të punojnë dhe të tregojnë veten”, thotë Viktoria.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel