Për herë të parë në 50 vjet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se kanë ndërmend të rivendosin marrëdhëniet diplomatike me qeverinë komuniste të ishullit të Kubës.

Bisedimet mes dy vendeve duket se kanë vijuar pas kuintave prej kohësh, dhe kulmuan me shkëmbimin e të burgosurve të të dyja palëve, si dhe me njoftimin e Presidentit Barack Obama për planin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

* Kur 36-vjeçari norvegjez, Lars Jorun Langoien, pa një rosë që kishte ngecur pa lëvizur në një sipërfaqe akulli të liqenit, nuk u mendua dy herë dhe u hodh në ujë për ta shpëtuar. Pa ndërhyrjen e tij shpëtimtare, shpendi me siguri që do të kishte ngordhur.

Akti i norvegjezit është vlerësuar dhe mbështetur nga shumë shoqata vendase për mbrojtjen e kafshëve.

* Moratorium 10-vjeçar për të ndalur prerjet e pyjeve. Ministria e Mjedisit do të ndërmarrë këtë nismë, për të mbrojtur një nga pasuritë më të mëdha natyrore të vendit tonë.

Gjatë 24 viteve të fundit, pyjet janë dëmtuar në mënyrë masive dhe askush nuk ka bërë diçka për të ndalur këtë masakër. Ndërkohë, edhe djegia ka sjellë pasoja shumë të rënda për kurorën e gjelbërt të vendit, kështu që nevojitet edhe një ripyllëzim i mijëra hektarëve.

* Kosova është anëtare me të drejta të plota e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Ky është vendimi unanim i marrë ditën e martë, në takimin e Monakos së këtij komiteti. Ky vendim i hap rrugën sportistëve nga Kosova, që të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, duke nisur që nga ato të 2016-s në Rio të Brazilit.

* Pablo Eskobar u kërkon falje viktimave të veta, përmes motrës së tij. 21 vite pas vrasjes së njërit prej trafikantëve më famëkeq të drogës në Kolumbi, përgjegjës për qindra vdekje, motra e tij viziton varret e tyre, duke lënë një letër me kërkesë faljeje.

“Çdo ditë mendoj për të gjithë ata që kanë vuajtur dhe po vuajnë për shkak të vëllait tim, për shkak të luftës që ai bëri”, thotë Luz Maria Eskobar.

Top Channel