“The Voice of Albania”, përfundojnë netët “live”

20/12/2014 00:00

“The Voice of Albania 4” mbylli këtë të premte netët “live”, ku 4 konkurrentë u eliminuan, ndërsa 8 të tjerët vazhdojnë ëndrrën në gjysmëfinale.

Anna, Andi, Erina dhe Jetonin ishin ata për të cilët “The Voice of Albania 4” përfundoi këtu edhe pse u vlerësuan maksimalisht nga të katër trajnerët.

“Jeni të gjithë shumë të mirë, por ky është programi dhe mua më duhet të them emrin e njërit prej jush”, u shpreh Genci para se të thoshte emrin e Erinës si të eliminuar.

Ndërsa në momentin e eliminimit, Elsa tha se njëkohësisht ndjehej edhe në pozitë të vështirë, por edhe disi e lehtësuar, duke qenë se ky ishte eliminimi i fundit nga trajnerët, pasi nga java e ardhshme këtë të drejtë do e ketë publiku.  

Jetoni dhe Ana, përkatësisht të eliminuarit nga ekipi i Sidridit dhe i Almës, e cilësuan eksperiencën e tyre në “The Voice of Albania” si më të bukurën e jetës së tyre.

Ndërsa gjysmëfinalistët e “The Voice of Albania 4” janë: Frenkli, Aslaidon, Olsa, Majlinda, Albina, Megi, Genti dhe Semi.

Në gjysmëfinale publiku do të jetë ai që do të vendosë për fatin e 8 konkurrentëve, por këtë herë do të ketë edhe një risi, pasi publiku do të vendosë edhe për përballjen e skuadrave dhe ka gjasa që në finale një trajner mund të përfundojë me dy konkurrentë dhe njëri me asnjë.

Top Channel