SHBA, të tjera sanksione Rusisë; përfshihet edhe Krimeja

20/12/2014 00:00

Presidenti amerikan Barak Obama ka urdhëruar ndalimin e eksportit të mallrave, teknologjisë ose shërbimeve te tjera për Krimenë. Urdhëri  i ri ekzekutiv gjithashtu vendosi sanksione të reja mbi individët dhe kompanitë ruse dhe ukrainase.

Sipas kreut të Uashingtonit, ky veprim tregon se SHBA kurrë nuk do të pranojë aneksimin që Rusia po i bën Krimesë.

Amerika nuk është e vetme në ndjekjen e  kësilloj politike penalizuese. Javën që kaloi, Bashkimi Europian miratoi masa të ngjashme ashtu sikurse edhe Kanadaja vendosi sanksionet saj për Krimenë ditën e  premte.

Masat e reja përfshijnë edhe sanksione mbi 24 individë të Ukrainës dhe Rusisë të cilët mendohen të kenë destabilizuar Ukrainën.

Kështu këta individë mendohen të kenë humbur miliona dollarë nga llogaritë e tyre bankare në vetëm 24 orë.

Po ashtu të gjitha investimet në Krime janë të ndaluara, siç është edhe pjesëmarrja në eksplorimin e rusëve për naftë dhe gaz natyror në Detin e Zi.

Top Channel