I konsideruar si një nga qytetet më të ndotura në vend,  Elbasanit më në fund i vjen një lajm i mirë; vendi ku do të grumbullohen dhe përpunohen mbetjet urbane të qytetit.

Landifilli i ri, siç është thënë do të respektojë të gjitha kriteret mjedisore, madje nga djegja e mbetjeve do të prodhohet energji.

“Është madhore për këtë qytet që kemi mbi 12 vjet që kërkojmë t’i hiqet ajri kancerogjen. Pas 14 muajsh këtu do të kemi impiantin e përpunimit të plehrave që do të pastrojë ajrin e qytetit të Elbasanit, pra do të zhduke ajrin kancerogjen.

Grumbullimi i mbetjeve urbane dhe sidomos djegja e tyre shumë pranë zonave të banuara, për vite me radhë ishte kthyer në shqetësimin më të madh të qytetarëve. Re të dendura tymi helmues arrinin të depërtonin deri në qendër të qytetit duke e bërë situatën të jashtëzakonshme. Nisur nga kjo në shtator të këtij viti Këshilli Bashkiak shpalli gjendjen e emergjencës mjedisore duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

Sipas specialistëve djegja e këtyre mbetjeve, sidomos plastikat, çlirojnë në ajër sasi të mëdha oksid karboni, dioksid karboni, okside të azotit e squfurit, grimca bloze dhe dioksina, këto të fundit kancerogjene.

Landfilli i ri është parashikuar të reduktojë në maksimum lëndët e dëmshme të cilat do të jenë brenda normave të BE-së, ndërsa grimcat e blozës dhe dioksina të cilat konsiderohen kancerogjene do të eliminohen.

Top Channel