Cani: Investimet do të realizohen. S’ka vendim për ndërhyrje në buxhet

20/12/2014 00:00

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi se qeveria ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse do të ndërhyjë sërish për të rialokuar buxhetin e investimeve.

“Dhjetori, nga tërë analizat që po i bëjmë, është muaj që po na i vështirëson shumë situatën nëse do të ketë hapësira për rialokim fondesh. Prandaj duhet të shohim deri në fund të vitit se duket se edhe defiçiti edhe investimet do të realizohen, natyrisht brenda parametrave me të cilat kemi rënë dakord me FMN-në”, deklaroi Cani.

Deri në fund të nëntorit qeveria realizoi, sipas të dhënave zyrtare, 65 për qind të planit vjetor të investimeve. Por sipas Canit, pagesat për veprat publike janë përshpejtuar gjatë këtij muaji, çka nuk e bën të pamundur realizimin e plotë të programit të investimeve.

Këto deklarata kreu i Financave i bëri pas pjesëmarrjes në një konferencë shkencore në Fakultetin e Ekonomisë, ku u bëri thirrje akademikëve të jenë më aktivë në debatin për politikat publike dhe të mos ja lënë atë vetëm politikanëve.

Top Channel