Ballo presidenciale, Nishani: Solidaritet me njerëzit në nevojë

20/12/2014 00:00

Për të dytin vit, presidenti i Republikës Bujar Nishani zhvilloi Ballon Presidenciale të Bamirësië. Kryefjala e kësaj balloje ishte solidariteti me njerëzit në nevojë, solidaritet i cili sipas Nishanit, nuk mund të arrihet vetëm me anë të ndjeshmërisë njerëzore.

“Por vetëm duke ndërthurur me iniciativat institucionale ligjet e mira dhe zbatimit korrekt të ligjeve. Kjo është sfida madhore që kemi përpara, të nderuar të ftuar, për të cilën sonte në këtë mbrëmje dua të tërheq vëmendjen tuaj”, tha Nishani.

Të pranishëm në këtë Ballo ishin figura të njohura të politikës, artit, biznesit dhe medias në Shqipëri.

Top Channel