Kosovë, falet gjaku mes dy familjeve

20/12/2014 00:00

Një konflikt 10-vjeçar mes dy familjeve në Kosovë u mbyll të shtunën me shtrirjen e dorës së pajtimit.

Një vrasje e ndodhur në vitin 2004 nuk ngujoi vetëm Dorasën, e cila vuan dënimin me burg, por ngujoi gjithë familjen e saj si pasojë e fenomenit të gjakmarrjes.

Por tani, pas 10 vjetsh, familja Fana nga Sllatina e Poshtme e Vitisë i fali gjakun e djalit familjes Lami nga Semaja e Kaçanikut.

Ky akt, i vlerësuar si shumë I rëndësishëm dhe shembull për raste tjera, u ndërmjetësua nga imami i fshatit Duraj të Kaçanikut, Fidaim Fazliu, i cili vetëm brenda këtij viti ndërmjetësoi 9 raste të ngjashme.

Burrave të pranishëm nga të dyja familjet iu drejtuan përfaqësues të të dy komunave, të cilët vlerësuan lartë një akt të tillë, duke bërë thirrje që edhe familje të tjera me konflikte të ngjashme të bëjnë të njetjën gjë.

Të pranishëm në shkollën e fshatit, ku dhe ndodhi pajtimi, ishin edhe përfaqësues të gjykatave, pjesëtarë të policisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës, etj.

Top Channel