Real Madrid, “Mbret” i botës
21/12/2014 00:00
Me golat e Sergio Ramos dhe Gareth Bale, Real Madrid mundi 2-0 argjentinasit e San Lorenzos dhe fitoi Botërorin e Klubeve FIFA që u zhvillua në Marok.
Me këtë sukses, madrilenët shkojnë në 18 trofe ndërkombëtarë të fituar në histori, duke barazuar kështu Milanin dhe Boca Juniorsin.
Për trajnerin Carlo Ancelotti, ky është titulli i 31 në karrierën e tij si lojtar dhe trajner.
Ndërkohë, për Realin kjo ishte fitorja e 22-të radhazi në ndeshje zyrtare. Rekordi vazhdon të thellohet.
Top Channel