Nju Jork, vret dy policë e më pas vetëvritet

21/12/2014 00:00

Një person i armatosur ka vrarë dy oficerë policie të cilët ishin brenda një makine patrullimi para se të vriste veten në një stacion treni. Ngjarja ka ndodhur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Para se të vriste policët, personi në fjalë kishte plagosur edhe ish të dashurën e tij e kishte postuar në rrjetet sociale mesazhe kundër policisë.

Policët e vrarë janë Liu Wenjin dhe Raphael Ramos, ndërsa autori i krimit është identifikuar si 28-vjeçari Ismaaiyl Brinsley.

Presidenti Barack Obama, i cili është me pushime në Hauai, e dënoi ashpër këtë ngjarje.

“Policët të cilët i shërbejnë komuniteteve tona rrezikojnë sigurinë e tyre çdo ditë dhe meritojnë respektin dhe mirënjohjen tonë çdo ditë”, tha Obama nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Top Channel