Bulqizë,ulen temperaturat, zbardhen malet nga dëbora

21/12/2014 00:00

Ulja e temperaturave në rrethin e Bulqizës prej dy ditësh është shoqëruar me erë dhe reshje shiu, por gjatë natës dhe ditës së dielë ulja e temperaturave është shoqëruar edhe me reshje dëbore në zonat malore, 700 metra mbi nivelin e detit.

Reshje debore ka pasur në Ostren, Trebisht, Martanesh dhe Zerqan. Burime nga Drejtoria e Rrugëve bëjnë me dije se janë marrë masa për grumbullimin e skorjes dhe të kripës për rrugët nacionale në raste bllokimi.

Shefi i Komisariatit Bulqizë dhe ai i Rrugores u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që transportojnë minatorët e zonës D të pajisin me zinxhirë gomat për t’i paraprirë një situate ndoshta më të vështirë gjatë reshjeve.

Bulqiza njihet si zona më e ftohtë në Shqipëri dhe reshjet e dëborës shpesh kanë çuar në bllokim të rrugëve nacionale dhe izolim total të komunave.

Top Channel