PD, Ristani: Krimi po trondit shoqërinë

21/12/2014 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, deklaroi para mediave se “rendi dhe siguria për shqiptarët vazhdojnë të jenë në ditët më të këqia”. Ai deklaroi se vetëm të shtunën plumbat e kriminelëve shkaktuan 2 viktima, ndërsa po kaq të vdekur shkaktuan aksidentet rrugore.

“Partia Demokratike, në mënyrë të përsëritur, ka kërkuar të tërheqë vëmendjen e atyre që kanë mënd dhe kanë përgjegjësinë për rendin dhe sigurinë, që të përqendrojnë punën e Policisë së Shtetit pikërisht te detyra parësore, parandalimi dhe goditja e krimit, sidomos krimit të organizuar”, theksoi Ristani.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së shtoi se në vend që të bëjnë këtë, “dordomuzët me dajak në dorë po kryejnë formalitetet dhe po i marrin shpirtin të pamundurve duke iu shkatërruar shtepitë dhe duke lenë në errësirë qindra familje të varfëra”.

Top Channel