Kosovë, Ilir Meta viziton bizneset
21/12/2014 00:00
Gjatë qëndrimit dy ditor në Kosovë, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, vizitoi disa biznese, ku u njoh më nga afër me aktivitetin tyre dhe bisedoi për shtrirjen edhe në Shqipëri.
Teksa ka vizituar një fabrikë mielli, gjatë bashkëbisedimit me pronarin e saj, Meta u shpreh se midis dy vendeve nevojitet ndërtimi i një hekurudhe Durrës-Prishtinë në mënyrë që kostot e prodhimit të këtyre produkteve të ulen si për shtetin e Kosovës, ashtu edhe për tregun e Shqipërisë.
Meta vizitoi edhe një kantinë vere nga ku theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve në mënyrë që produktet e kësaj kantine të eksportohen edhe më shumë tregun shqiptar.
Top Channel