Spektakli i dritave të Nju Jorkut

21/12/2014 00:00

Dritat e Krishtlindjeve vezullojnë të mahnitshme në ikonën e qiellit të Nju Jorkut, “Empire State Building”.

Që prej vitit 1976, tradita e spektaklit të ngjyrave që ndryshojnë në varësi të eventeve përgjatë vitit ishte ruajtur e njëjtë për ndërtesën madhështore, por gjërat morën tjetër rrjedhë në vitin 2002 me instalimin e një sistemi të ri kompjuterik ndriçimi, i aftë të shpërndajë 16 milionë nuanca të ndryshueshme në moment.

‘Show’ i jashtëzakonshëm i dritave shpeshherë sinkronizohet edhe me transmetime simultane muzikore në stacione të ndryshme radiofonike.

Top Channel