Babagjyshi i Vitit të Ri hidhet në ujë

21/12/2014 00:00

Ka babagjyshë të vitit të ri që duan tokën, por ka dhe nga ata që preferojnë ujin. Në Florida të Shteteve të Bashkuara, Santa Claus u krodh në ujë për t’i çuar dhurata edhe sirenave.

Operatori i zhytjes, Spencer Slate ishte ai që menaxhoi ‘show’-n e këtij viti. Për të vegjlit ka qenë një gëzim i veçantë të shihnin babagjyshin nën ujë me mjekrën e bardhë e një pemë krishtlindjesh me vete.

Eventi i organizuar çdo vit shërben si mundësi për mbledhje fondesh në favor të një organizate lokale bamirësie. Paratë mblidhen nga fotografitë e bëra me ‘babagjyshin e detit’.

Top Channel