Toni Kroos, tre herë kampion Bote brenda vitit

22/12/2014 00:00

“Vit i magjishëm për Toni Kroos!” Ky është titulli i sportives gjermane ‘Kicker’ që ngre në piedestal mesfushorin tre herë kampion Bote të Realit të Madridit, pas fitores së kësaj skuadre në finalen e Botërorit të Klubeve FIFA ndaj San Lorenzos.

Revista kujton se mesfushori fitoi Botërorin e Klubeve në 21 dhjetor 2013 me Bayern Munchen, fitoi Botërorin “Brazil 2014” në verë me Gjermaninë dhe e mbyll vitin me një tjetër Botëror Klubesh, në 19 dhjetor 2014 me Realin.

“Të fitosh Botërorin e Klubeve është mënyra më e mirë për të mbyllur vitin. Kam pasur fatin ta fitoja vitin e kaluar dhe sivjet e fitoj sërish. Është diçka e pazakontë dhe jam shumë i lumtur”, tha Kroos për fifa.com.

Top Channel